Gjykata Speciale do t’a thërras një 8 vjeçar të kohës së luftës

Gjykata Speciale do t’a thërras një 8 vjeçar të kohës së luftës

Gjykata Speciale pritet që në pyetje ta marrë edhe një qytetarë të Kosovës, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar.

Të paktën kështu ka bërë të ditur këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi. Ai përmes një shkrimi në Facebook e ka cilësuar si ftesën më interesante nga Specialja, shkruan Insajderi.

“Në ditët në vazhdim, i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Video: 

Gjatë ditës së sotme në Hagë do të intervistohet kryeministri në largim, Ramush Haradinaj si dhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.