Gjykata Speciale e fton për intervistim ish-komandantin e UÇK-së

Gjykata Speciale e fton për intervistim ish-komandantin e UÇK-së

Nazif Mehmeti që në luftën e fundit është njohur si Komandant Dini, është i ftuari i radhës për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar avokati i tij, Tahir Rrecaj.

Ai ka thënë se Mehmeti do të jetë në Hagë më datat 22, 23 dhe 24 janar.

“Po mbrëmë ka qenë një hetues nga Dhomat e Specializuara e ka vizituar, dhe ia ka lënë njoftimin se duhet të paraqitet për data 22, 23 dhe 24 janar. Unë jam në listën e avokatëve dha ai më ka përzgjedhur mua që ta mbrojë”, tha Rrecaj për Insajderin.

Avokati i tij nuk ka treguar në cilësinë që është ftuar koamdnant Dini, por ka thënë se për këtë do të kontaktojë me Specialen.

“Nuk i kanë thënë në çfarë cilësie e kanë thirrë. Unë do ta njoftoj tash Gjykatën Speciale dhe do të kërkojë udhëzime të mëtutjeshme pasi janë disa gjëra ta paqarta.”, deklaroi Tahir Rrecaj.

Deri më tani nga Gjykata Sepciale janë ftuar edhe Rrustem Mustafa dhe Sokol Dobruna. /Insajderi.com