Gjykata Speciale fton edhe një ish luftëtar të UÇK-së

Gjykata Speciale fton edhe një ish luftëtar të UÇK-së

Ramiz Kukaj është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë po vazhdon ftesat për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka shkruar në Facebook se edhe një ish-luftëtar është ftuar nga dhomat e specializuara për “hetim” të “krimeve” të supozuara gjatë luftës.

“Sot morra lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga gjykata speciale . Edhe ky do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com