Gjykata Speciale fton edhe një ish-pjesëtar tjetër të UÇK-së

Gjykata Speciale fton edhe një ish-pjesëtar tjetër të UÇK-së

Gjykata Speciale e ka ftuar edhe një ish-pjesëtar tjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëhet fjalë për, Skender Zhitia.

Lajmin e ka konfirmuar, kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se Zhitia do të dalë i pafajshëm dhe faqebardh.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardha”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com