![Ftohet në Hagë daja i kryeministrit Haradinaj](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/02/auto_Lahi-Brahimaj-696x3921488446680-730x440.jpg)
Lahi Brahimaj, është ish-ushtari i radhës i UÇK-së, që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.
Brahimaj, shkurt përmes telefonit i ka thënë KTV-së se do t’i përgjigjet ftesës.
“Kam ofruar bashkëpunim në tri proceset gjyqësore ku kam treguar pastërtinë e UÇK-së, do të ofroj bashkëpunim edhe me Specialen për të dëshmuar luftën e pastër të UÇK-së”, ka thënë Brahimaj.
Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Brahimaj.