Gjykata Speciale i dërgon ftesë edhe një ish-luftëtari të UÇK-së në cilësinë e të dyshuarit

Gjykata Speciale i dërgon ftesë edhe një ish-luftëtari të UÇK-së në cilësinë e të dyshuarit

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Selimi nga Vërnica e Vushtrrisë është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte gjatë vitit 1999.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Safet Hasani përmes një postimi në Facebook.

Hasani ka thënë se janë plotësisht të bindur për pastërtinë e Selimit dhe për veprat e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, ashtu sikur edhe për të gjithë luftëtarët tjerë të UÇK-së.

“Sot morëm lajmin se bashkëluftëtari ynë, që shërbyem së bashku në të njëjtën njësi ushtarake PU-ZOSh gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Selimi, nga Vërrnica e Vushtrrisë, është ftuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, në cilësinë e të dyshuarit.
Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtinë e Sadriut, për veprat e tij gjatë luftës dhe për tërë luftëtarët e UÇK-së. Ashtu siç dole faqebardhë gjatë luftës ashtu të presim edhe të kthehesh nga kjo gjykatë fantome”, ka shkruar Hasani. /Insajderi.com