Prokuroria Speciale në Hagë, ka demantuar raportimet se dosjet nga Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve janë kthyer për prova shtesë, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennett, në një përgjigjie për Gazetën Online Insajderi, i ka quajtur “spekulime të mediave”, këto raportime.
”Prokuroria e Specializuar nuk komenton spekulime të mediave”, ka thënë Bennett.
Sot është raportuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kthyer për plotësimin e dosjes dhe të provave shtesë “hetimin” ndaj Hashim Thaçit.
Pra, sipas raportimeve Presidenti Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte. /Insajderi.com