Gjykata Speciale i quan spekulime raportimet se janë kthyer për prova shtesë dosjet ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale i quan spekulime raportimet se janë kthyer për prova shtesë dosjet ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Prokuroria Speciale në Hagë, ka demantuar raportimet se dosjet nga Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve janë kthyer për prova shtesë, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennett, në një përgjigjie për Gazetën Online Insajderi, i ka quajtur “spekulime të mediave”, këto raportime.

”Prokuroria e Specializuar nuk komenton spekulime të mediave”, ka thënë Bennett.

Sot është raportuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kthyer për plotësimin e dosjes dhe të provave shtesë “hetimin” ndaj Hashim Thaçit.

Pra, sipas raportimeve Presidenti Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte. /Insajderi.com