Gjykata Speciale lëshon komunikatë për Jakup Krasniqin

Gjykata Speciale lëshon komunikatë për Jakup Krasniqin

Dhomat e Specializuara kanë dhënë më shumë detaje rreth arrestimit të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.

EULEX për nëntë orë ka bastisur shtëpitë e Krasniqit e më pas e ka arrestuar dhe transferuar atë në Hagë, njofton Insajderi.

Në një komunikatë për media thuhet se “Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Po ashtu “Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në”.

Në njoftim thuhet  se do të jepet më shumë informacion në lidhje me rastin. /Insajderi.com