Gjykata Speciale mbetet sfidë e madhe për Kosovën pasi ka ndryshuar shpesh kriza politike.

Gjykata Speciale në Kosovë ishte votuar në përpjekjen e dytë, pasi deputetët e Kosovës kishin rezistuar në përpjekjen e parë duke mos e votuar lejimin e hetimeve për “krime” të supozuara të luftës nga dhomat e specializuara.
Por, dy vitë më vonë, në fundin e vitit 2017 ishte një veprim në tentativë për të shfuqizuar Gjykatën Speciale nga presidenti vendit, Hashim Thaçi dhe partitë e PAN-it që ishin në pushtet.
Gjykata Speciale kishte filluar të ngriste aktakuzat e para dhe të ftonte shumë pjesëtarë të UÇK-së në intervistim, një ftesë e tillë bëri që të bie Qeveria Haradijnaj pasi kryeministri i atëhershëm dha dorëheqje në vitin 2019. Ftesë për intervistim mori edhe lideri PDK-së, Kadri Veseli.
Katër ditë para që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të udhëtojë për në Uashington në një takim të thirrur nga emisari i Trump-it, Richard Grenell, ka ardhur aktakuza ndaj dy figurave të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Kjo ka ndikuar që të anulohet takimi i Uashingonit, pasi as Avdullah hoti nuk do të marrë pjesë në takimin e planifikuar. /Insajderi.com/