Gjykata Speciale njofton se kur do të paraqitet Veseli para gjyqit

Gjykata Speciale njofton se kur do të paraqitet Veseli para gjyqit

Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, do ta ketë paraqitjen e parë para gjykatës së Hagës më martën e javës së ardhshme në ora 15:00, njofton Insajderi.

“Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Aktakuza e ngarkon Veselin me akuza për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit” sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Kadri Veselit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të /Insajderi.com