Gjykata Speciale shkon një hap tutje

Kryeprokurori i Task Forcës Speciale do të vazhdojë punën edhe si kryeprokuror në Gjykatën Speciale. Kjo shënon edhe një hap para në funksionimin e kësaj gjykate që pritet të ndjekë disa prej liderëve kryesorë të luftës së fundit në Kosovë

Gjykata Speciale shkon një hap tutje

David Schweindiman, ka përfunduar punën si kryeprokuror i Taskë Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt,  dhe tash është kryeprokuror i Gjykatën Speciale.

Shcwendiman është emëruar në pajtim me nenin 35 të Ligjit të Kosovës për Gjykatën Speciale që u miratua në gusht të vitit 2015, thuhet në komunikatë të Gjykatës Speciale.

“Emërimi i tij shënon kalimin zyrtar të Task Forcës Speciale (SIFT) në SPO Zyrën e Prokurorit Special”.

Kryeprokurori David Schwendiman: Thaçi nuk ka imunitet nga ndjekja penale

Sipas kryeprokurorit, ky është një hap përpara në rrugën për fillimin e punës së kësaj gjykate.

“Ne jemi duke vazhduar hetimin e filluar nga Task Forca dhe do të vazhdojmë në Prokurorinë Speciale”, citohet të ketë thënë Schwendiman.

Ai ka paralajmëruar takime me personalitete në rajonin e Ballkanit dhe takim me media, gjatë javëve apo muajve të ardhshëm./Insajderi.com