
Kryetari I OVL-UÇK-së ka deklaruar se ditën e djeshme kanë ardhur edhe dy ftesa të tjera nga Gjykata Speciale për dy pjesëtarë të UÇK-së që ishin pjesë e Brigadës së Pashtrikut.
Ai tha se njëri është Avdi Ibrahimi e tjetri dëshiron që t’i publikohet emri në media.
“Dje kemi pasë edhe dy ftesa tjera për dy pjesëtarë të Brigadës së Pashtrikut. Njëri nga ta është Avdi Ibrahimi e tjetri dëshiron të mbetet anonim, për shkak se nuk dëshiron që t’i publikohet emri në media”, ka thënë Hysni Gucati në Frontal.
Ai ka thënë se formimi i Speciales ka qenë trysni nga ndërkombëtarët por edhe presidentit Hashim Thaçi.
“Kjo ka qenë trysni e presidentit tek deputet por ka qenë edhe trysni e ndërkombëtareve”, tha ai
Ai ka kritikuar klasën politike duke thënë se para se të votojnë deputetet duhet të kishin lexuar se çka përmban ligji për formimin e kësaj gjykate.
Së fundi, Gjykata Speciale ka intervistuar Ramush Haradinajn dhe Jakup Krasniqin.