Gjykata Speciale tregon kur nis gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt

Gjykata Speciale tregon kur nis gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt

Gjyqi ndaj ish dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit e Nasim Haradianjt – pritet të fillojë më 7 tetor.

Kohëzgjatja e këtij procesi pritet të zhvillohet brenda një intervali kohor për pak më shumë se tre muaj, saktësisht deri në 17 dhjetor.

Gjatë seancës së sotme dëgjimore në Dhomat e Specializuara, është vendosur që listës t’i shtohet edhe një dëshmitar.

Kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith, ka deklaruar se ZPS-ja mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj.

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt, kërkoi që aktakuza të lexohet edhe për publikun.

Ndërsa, prokuroria ka deklaruar që parashikon dy deri në tri seanca për fjalën hapëse me rreth katër orë material audio-viziv.

“Trupi gjykues përcakton si datë të synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së datën 9 nëntor 2021. Ne, po ashtu, përcaktojmë si datën e synuar për mbylljen e të gjithë çështjes 17 dhjetorin 2021. Këto dy data mund të ndryshohen në varësi të zhvillimit të procedurave”, ka deklaruar kryetari i trupit gjykues Smith. /Insajderi.com