Gjykata Themelore në Prishtinë anulon vendimin e ZRRE-së për pagesën e rrymës në komunat veriore të Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë anulon vendimin e ZRRE-së për pagesën e rrymës në komunat veriore të Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që t’i paguhet rryma katër komunave veriore në periudhën 2012-2017, përcjell Insajderi.com.

Këtë vendim të ZRRE-së, Gjykata e ka cilësuar si të kundërigjshëm pas ankesës së Avokatit të Popullit.

Vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Po ashtu, përmes këtij vendimi, Gjykata e ka detyruar KEDS-in që të bëjë kthimin e mbi 40 milionë eurosh për kompensimin e dëmit të konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektike në komunat veriore, raporton KOHA.

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Insajderi.com