Gjykatësi francez i Dhomave të Specializuara, Nicollas Guillou, e ka urdhëruar avokatin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashit, që të mos publikojë dosjet sekrete të Gjykatës Speciale.
Këtë e ka konfirmuar vet avokati Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se “i është urdhëruar që si përfaqësues i OVL së UÇK-së të mos publikojë asnjë informacion konfidencial”.
Ndërsa në lidhje me ftesën nga Specialja për të dhe sekretarin e OVL-së, Faton Klinakun – Gashi deklaroi se “nuk do të paraqitet tek zyret e EULEX-it”.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ishin arrestuar nga Specialja më 25 shtator për shkak të publikimit të dosjeve të cilat kanë arritur në zyrat e OVL-së në mënyrë misterioze.
“Prokuroria speciale në Hagë duhet ta hetoj vetveten dhe Gjykatën Speciale, se si kanë rrjedhur këto dokumente”, ka shkruar ndër tjerash Gashi. /Insajderi.com
Gjyjata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos beje spektakle pa nevoje, siç beri me arrestimin e z.Nasim…
Gepostet von Tomë V. Gashi am Donnerstag, 1. Oktober 2020