
Ishte fundi i gushtit i vitit 2007. Veç ky lapidar i vogël sot e kujton atë moment. Bash në këtë vend u qëllua për vdekje Polici i Njësisë Speciale të Kosovës, Trumf Riza. Atë e vrau Arben Berisha. Por, në skenë menjëherë pas krimit doli emri i mafiozit prishtinas, Enver Sekiraqa.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
Derisa pritje që vrasja e një polici mund të ishte një triumf për bandën e tij, në fakt në atë ditë nisë edhe rënia e Sekiraqës. Është fillimi i fundit të tij. Shumë vite në arrati, dis të tjera në buirg e nëpër gjyqe.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
Por, afro një dekadë e gjysmë pas këtij krimi që tronditi vendin, InDoks kthehet me një dokumentar mbi të pathënat e kësaj histori. Mbi dështimin e drejtësisë. Mbi lidhjet e mafias me politikën. Për ata që ranë viktima të krimit të bandës së Sekiraqës e kurrë nuk u gjykuan ato raste. Edhe për fatin e familjarëve të policit që edhe sot enden gjykatave për pak drejtësi.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
Flasin personat kryesor në histori, familjarë, miq e shokë. Zbulphen dokumente dhe episode të panjohura për publikun për një histori mafioze në zemër të një shteti që më paka se një vit më vonë do tëshpallte pavarësinë.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007. Në shtatorin e atij viti do të mbahej një marsh për të.
Arben Berisha përfundoi i dënuar për vrasjen e tij. Mbi tri dekada burg. Por, misteri mbetej se kush e nxiti ta vriste policin Riza. Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje definitive. Arben Berisha nuk e pranon që e ka nxitur Enver Sekiraqa, e ky i fundit e mohon që e ka bërë këtë. Provat e prokurorisë për këtë lidhje nuk janë dhe aq të qëndrueshme. Enver Sekiraqa është kthyer për tu rigjykuar. /Insajderi.com