Gjykimi për grusht shtet në Mal të Zi – Singjeliq ka dashur ta vras Gjukanoviqin

Vazhdimi i gjykimit në rastin "Grusht shteti": Kanë dëshmuar Mileta Jelic, Milika Daçeviq dhe Mileta Paviqiq. Daçeviq: Singjeliq më tha se personalisht do ta likuidojë Gjukanoviqin

Gjykimi për grusht shtet në Mal të Zi – Singjeliq ka dashur ta vras Gjukanoviqin

Në vazhdim të gjykimit për tentim terrorizmi dhe grusht shteti më 16 tetor 2016 ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, kanë dëshmuar Mileta Jeliq, pjesëtarë i lëvizjes çetnike, Milika Çeko Daçeviq, çetnik, dhe Mileta Paviqiq, kryetar i Lëvizjes së Ravna Gorës në Mal të Zi. Daçeviq në deklaratën e vet ka thënë se Sasha Singjeliq i ka thënë se personalisht do ta likuidojë Milo Gjukanoviqin.

“Kur më 16 maj 2016 u ktheva nga Ravna Gora u takova me Singjeliqin në “Zeleni Venac” në Beograd dhe atëherë ai më tha se personalisht do ta likuidojë Milo Gjukanoviqin. Këto ditë po shkoj në Rusi, dhe kur të kthehem personalisht do ta likuidojë Gjukanoviqin. Ne çetnikët nuk do të jemi më të varfër”, ka përcjellë Daçeviq rrjedhën e bisedës me Singjeliqin. Derisa nuk ndodhi 16 tetori, kam menduar se tregimi i Singjeliqit është vetëm tregim i kafeneve.

Para gjykatës u paraqit edhe Mileta Paviqeviq të cilin gjyqtarja Suzana Mugosha e paralajmëroi se në gjykatë nuk përshëndetet me “Zoti ju ndihmoftë”, por si i qytetëruar “mirë dita”. Ai ka thënë se për veprim ka marrë vesh nga mediet, dhe nuk di se prej nga u paraqit para derës së shtëpisë së tij Paja Velimiroviq.

“Kush e ka dërguar Velimiroviqin atë mbrëmje para shtëpisë sime në Podgoricë?”, ka pyetur Paviqeviq. “Ndoshta prokurori di më mirë. Velimiroviq në shtëpinë time i ka shikuar eksponatet e muzeut në lidhje me lëvizjen çetnike. Ky është muze, aty edhe ju gjykatëse do ta gjenit fotografinë e gjyshit të juaj”.

Më pas gjykatësja Mugosha ia tërhoqi vërejtjen për prishje të disiplinës dhe e dënoi me 500 euro.

Dëshmitari Mileta Jeliq ka thënë se përmendja e emrit të tij në gjykim ia ka shndërruar jetën në ferr.

“Kur u organizua liturgjia e “Mitrovdanit” në Kollashin, mu afruan njerëzit nga këshilli kishtar dhe më thanë se jam njeri i Sigurimit Shtetëror dhe për këtë nuk mund të marrë pjesën në liturgji./Insajderi.com.