Gjyqtarja Daka shihet në publik me të akuzuarën për korrupsion

Gjyqtarja Daka shihet në publik me të akuzuarën për korrupsion

Kryetarja e KQZ-së dhe gjyqatarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, të premten në mbrëmje është parë me të akuzuarën Ferdije Zhushi në rastin e njohur të aktakuzës për korrupsion në Agjencinë e Akredimit të Kosovës.

Në disa fotografi të publikuara nga gazeta Express shihen bashkë Daka dhe Zhushi Etemi në një prej restauranteve të Prishtinës.

Kodi i  Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Gjykatës ndalon shoqërimin me persona të cilët ia cenojnë dinjitetin e gjykatësit në ushtrimin e funksionit të tij, qofshin ata familjarë apo shoqëri.

Në këtë rast, Valdete Daka është shoqëruar në publik me Ferdije Zhushin, e cila akuzohet në rastin e aktakuzës për ryshfet në Agjencinë e Akreditimit.

Insajderi ka provuar të kontaktoj me Dakën, por ajo ende nuk është përgjigjur në pyetjet e gazettes rreth kësaj çështjeje.