Gjysmë-vjetori i dytë fillon fizikisht nëpër shkolla

Gjysmë-vjetori i dytë fillon fizikisht nëpër shkolla

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të fillojnë mësimin fizikisht dhe nuk do të ketë mësim online.

Këtë e ka kumtuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj për REL.

“Shkollat vazhdimisht janë duke u furnizuar me pajisje mbrojtëse dhe dezinfektues nga Departamentet Komunale të Arsimit. Një kontingjent do të shkojë edhe nga ministria, por edhe nga donatorët dhe partnerët zhvillimorë. Kështu që ne jemi të përgatitur, në qoftë se nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket rekomandimeve të Ministrisë se Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, që të fillojmë të përgatisim pjesën e gjysmë-vjetorit të dytë më 18 janar, 2021”, tha Likaj.

Likaj ka kërkuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit që ta mbajnë distancën sociale 1.5 meta dhe të bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë. /Insajderi.com