Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se dy kandidatët për deputet nga Lëvozja Vetëvendosje, Haki Abazi dhe Glauk Konjufca, janë duke u ndjerë të dyshuar nga lideri i partisë, Albin Kurti, njofton Insajderi.
Sipas tij, të dy këta kandidatë “lakmojnë tinëzisht që ta zëvendësojnë liderin” në rast se atij i pamundësohet kandidimi në zgjedhje, “prandaj duhet ta bindin atë që janë lakej besnikë”.
“Dy lakejtë më të egër, që po i mrehin dhëmbët e kërcënojnë, po dalin të jenë Glauk Konjufca dhe Haki Abazi. Çka është e përbashkëta në mes tyre?
Të dytë ndjehen të dyshuar nga lideri suprem. Prandaj nevoja që t’i dëshmohen. Të dytë lakmojnë tinëzisht ta zëvendësojnë liderin. Prandaj duhet ta bindin atë që janë lakej besnikë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Insajderi.com