Glauk Konjufca ende beson se do të arrihet marrëveshja me LDK-në

Glauk Konjufca ende beson se do të arrihet marrëveshja me LDK-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur optimist se do të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare, por optimist se marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk mund të ndal formimin e Qeverisë Kurti të cilin aq shumë janë duke e pritur qytetarët e Kosovës dhe për të cilin kanë votuar ata me 6 tetor gjatë zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e kryeparlamentarit.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve”.

Përkundër kërkesës së LDK-së, që pozita e kryeparlamentarit t’iu takojë atyre për një vit, Konjufca tha se nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve.

Përkundër që është caktuar dita dhe ora e mbajtjes së seancës plenare për votim të Qeverisë ende nuk ka një marrëveshje ndërmjet VV-së dhe LDK-së./Insajderi.com