Glauk Konjufca: Është fakt i pakontestueshëm që është biseduar mes Thaçit e Vuçiqit për kufijtë

Glauk Konjufca: Është fakt i pakontestueshëm që është biseduar mes Thaçit e Vuçiqit për kufijtë

Ish Ministri i Jashtëm nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur rreth procesit të dialogut dhe rrezikut që mund ti kanoset Kosovës nga ky proces, njofton Insajderi.

Konjufca, në RTV Dukagjini ka thënë se “rreziku i paralajmëruar nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për thika mbi hartën e Kosovës, ka qenë real por që tani mbase edhe është zbehur. Duke hequr dorë të dyja palët nga ai opsion”.

“Është fakt i pakontestueshëm që, mes Thaçit dhe Vuçiqit ka pasur negociata për ndryshim kufijsh rreth vitit 2016, dhe ky opsion ka ardhur pas kishte dështuar të hyjë në fuqi marrëveshja e Zajednicës nga vitit 2015”.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht kritike për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, madje edhe iniciativën e kryeministrit Hoti e shohin si të dështuar dhe të dëmshme për Kosovën. /Insajderi.com