Glauk Konjufca flet për planin e VV-së dhe LDK-së që ta ndalin ‘lojën e re’ të Thaçit për zgjedhje

Glauk Konjufca flet për planin e VV-së dhe LDK-së që ta ndalin ‘lojën e re’ të Thaçit për zgjedhje

Galuk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar sot se së bashku me LDK-në janë duke planifikuar caktimin e një seance të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Kosovës për vetë shpërbërje.

Sipas tij do të ishte mënyra e vetme që të ndalet loja e re e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit që mos ta ndjek skenarin e PDK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kurrfarë zvarritje nga ana e presidentit për caktimin e datës së zgjedhjes për arsyeje se nëse këtë javë nuk bëhet e ditur data e zgjedhjeve dhe nëse presidenti e luan skenarin e PDK-së ta shtyjë procesin e zgjedhjeve me skenarin e mandatarit të qeverisë VV e para nuk do të marrë pjesë në kurrfarë mbledhje ku do të ngritët çështje e mandatarit. Ne nuk kemi nevojë për mandatar të ri, por për qeveri të ri”, ka deklaruar ai shkruan Insajderi.

Video: 

Sipas tij ekziston rreziku që Thaçi ta ndjekë skenarin e PDK-së që të ketë shtyerje sa më të madhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Ne mendojmë se vetëm mbledhje për caktim datës së jashtëzakonshme është mbledhje e nevojshme. LVV javën e ardhshme së bashku me LDK-në që do t’i ndërtojmë do të thërrasim seancë për vetë shpërbërjen, kjo do të ishte mënyra e vetme për t’ia ndaluar manipulimet e presidentit me shtyrjen e zgjedhjeve”.

“LVV nuk do të merr pjesë në asnjë mbledhje të presidentit për ta zëvendësuar Ramushin me ndonjë kandidat të ri të PAN-it”, ka deklaruar Konjufa./Insajderi.com