Glauk Konjufca infektohet me Coronavirus

Glauk Konjufca infektohet me Coronavirus

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Konjufca është shprehur se “kjo pandemi është ndryshe nga të tjerat, ndërsa për ta mposhtur atë, ai ka kërkuar bashkëpunimin e secilit”.

“Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike. Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje, Konjufca ka apeluar për kujdes dhe respektim të masave antiCOVID./Insajderi.com