Glauk Konjufca tregon për çfarë biseduan në telefon me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë

Glauk Konjufca tregon për çfarë biseduan në telefon me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë

Kryediplomati Glauk Konjufca ka njoftuar se sot pati një bisedë telefonike me homologun e tij gjerman, Heiko Moss.

Konjufca thotë se me të bisedoi për pandeminë, për raportet e Kosovës më rajonin, për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe dhe vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Tutje ministri në detyrë i Punëve të Jashtme thotë se Mossit i ka kërkar mbështjetjen e Gjermanicë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Z. Heiko Mass.

Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë.

Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit.

Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave.

Në fund i kam shprehur mirënjohje Z.Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik.