Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca u zgjodh kryeparlamentar me 75 vota për, 27 kundër dhe një abstenim raporton Insajderi.

Propozimin e Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës e bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti.

“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Kosovës është deputeti ynë, Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti.

Zjgedhja e Konjufcës për kryetar të Kuvendit është votuar edhe nga deputetët e LDK-së. /Insajderi.com