
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, dy vajza të mitura janë goditur nga një veturë.
Policia e Kosovës raporton se makina që ka goditur vajzat nga pakujdesia në ngasje, ishte me targa lokale ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viktimat e këtij rasti, janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Insajderi.com