Një person në qytetin e Kaçanikut ka goditur me veturën e tij në këmbësor, njofton Insajderi.
Policia sqaron se shoferi që shkaktoi aksidentin, pasi kishte goditur këmbësorin ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Në raportin e policisë gjithashtu bëhet e ditur që personi që është goditur është person me nevojat të veçanta dhe lëndimet që i ka marrë janë të mëdha.
Ai është dërguar në qendrën emergjente të qytetit ku po vazhdon të trajtohet.
Policia ende nuk ka arritur ta kapë personin që e shkaktoi aksidentin./Insajderi.com