Policia e Kosovës ka njoftuar së një person ka goditur një pjesëtare të policisë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes në Prishtinë. shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 04:00, ku pjesëtari i cili ishte në kryerje të detyrës afër parkingut, kishte vërejtur një veturë të dyshimte nga e cila kishin dalë tre persona.
Si pasojë e kësaj personi zyrtarë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
“Viktima mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës afër një parkingu aty kishte vërejtur një veturë të dyshuar nga e cila kishin dalë tre persona të cilëve u kishin dhënë urdhër për ndalje, por dy prej tyre kishin ikur kurse një ishte futur në veturë dhe kishte filluar ta ngas veturën me shpejtësi mbrapa ku si pasojë e kishte goditë viktimën-zyrtarin e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com