Tre persona janë plagosur pasi janë goditur nga rrufeja në fshatin Suka të Shkodrës, në njësinë administrative Dajç.
Informacionet e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e drekës, teksa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve, shkruan TCH.
Ambulancat janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që priten detaje të tjera.