Godfrey: Brengosje për lirin e shtypit në Serbi

Ambasadori i SHBA në Serbi Anthony Godfrey ka thënë se e ndan brengosjen e Bashkimit Evropian dhe vëzhguesve tjerë për lirinë e medieve në Serbi.

Godfrey: Brengosje për lirin e shtypit në Serbi

Godfrey ka thënë për N1 se pandemia e koronavirusit është një situatë krejt e re dhe se shtetet janë përgjigjur sa më mirë që munden, dhe se qeveria serbe ka bëjë një punë të mirë. Ai thotë se mund të shprehet se ka kritika se masat kufizuese kanë shkuar shumë larg, ai e vlerëson atë mendim, por që nuk do ta kritikojë Qeverinë.

“Ne ndajmë shqetësimet e BE-së dhe të vëzhguesve të tjerë në lidhje me statusin e lirisë së mediave në Serbi, por kjo nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin”, shpjegoi Godfrey.

Ai gjithashtu tha se qasja e Serbisë për të luftuar pandeminë paraqet një mundësi për të çuar përpara marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur si shembull “ndihmën” e Serbisë për Kosovën.

“Serbia ka ndarë materiale mjekësore, ekspertizë dhe duke ndihmuar jo vetëm njerëzit në Serbi, por edhe në Prishtinë, dhe unë u impresionova me këtë. Ne po mundohemi ta mbajmë këtë iniciativë, ka thënë ambasadori  për N1.

Ai shton se është optimist se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, dhe siç u tha nga i dërguari special presidencial i SHBA Richard Grenell, ai është aktiv për këtë çështje dhe në kontakt të vazhdueshëm me liderët në Prishtinë dhe Beograd./Insajderi.com.