Godfrey shpreson për marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë deri në vjeshtë

Ambasadori i SHBA në Serbi Anthony Godfrey ka deklaruar se shpreson se Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje deri në vjeshtë dhe se pret se do të ketë lëvizje para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Godfrey shpreson për marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë deri në vjeshtë

“Pritjet tona janë se para zgjedhjeve në SHBA (më 3 nëntor) do të ketë përparim në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse avancimi është absolutisht i nevojshëm për stabilitet në rajon. Prandaj ne do të vazhdojmë punën tonë në përkrahje për dialog”, ka thënë Godfrey për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është në ngecje prej nëntorit 2018, kur Kosova ka futur taksa në prodhime serbe si përgjigje ndaj fushatës serbe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe pastaj Serbia e ka ndërprerë dialogun derisa nuk hiqen taksat./Insajderi.com.