Godfrey: Sot është një ditë e shkëlqyer për Kosovën e Serbinë

Godfrey: Sot është një ditë e shkëlqyer për Kosovën e Serbinë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka deklaruar se sot, më 4 shtator, është një ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë, njofton Insajderi.

Siç është shprehur ai derisa ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter agjendën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nga pjesëmarrja e tij e paralajmëruar në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje dhe takimit me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Godfrey ka thënë se kjo është një ditë e mirë për të dyja vendet.

Ai ka theksuar se normalizimi ekonomik nënkupton punë për të rinjtë, investime të reja si dhe një ekonomi më të qëndrueshme dhe të fortë.

“Njerëzit në Kosovë dhe Serbi meritojnë një standard më të mirë jetese. Ne i mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkimin e paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka shkruar ai. /Insajderi.com