Goditet nga një veturë në Drenas, vdes këmbësori

Goditet nga një veturë në Drenas, vdes këmbësori

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi, e cila shtoi se ky aksident ka ndodhur midis një automjeti dhe një këmbësori.

Me këtë rast këmbësori i cili ka marrë lëndime trupore është dërguar për trajtim mjekësor në Drenas, por nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Me datë 01.10.2020 rreth orës 16:40 në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë – Gllogoc, është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitë policore, ndërsa person i lënduar (këmbësori) është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo,

Rexhepi shtoi se me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore. /Insajderi.com