Goditet nga rryma një person në Prishtinë – dërgohet në QKUK

Goditet nga rryma një person në Prishtinë – dërgohet në QKUK

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të martën pasi është goditur nga rryma.

Viktima është 49-vjeçar, dhe i njëjti ishte goditur pas kontaktit me një kabllo të rrymës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it”, tha ai./Insajderi.com