
Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë të premten në rrugën “Iliri Konushevci”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 08:30, në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com