Goditet nga vetura një person në Prishtinë

Goditet nga vetura një person në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Në këtë aksident të përfshirë ishin i lënduari (këmbësor) dhe një veturë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tutje tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore,ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com