
Një këmbësor është goditur sot rreth orës 10:40 nga një veturë në rrugën Ferizaj – Prishtinë, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 10:40, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasoj, këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com