Një grua është goditur për vdekje nga vetura në rrugën “Brigada 125” në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:26.
Policia njofton se lidhur me rastin ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte shkaktuar aksidentin nga pakujdesia.
Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë. Vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com