Goditet për vdekje nga vetura këmbësorja në Prizren

Goditet për vdekje nga vetura këmbësorja në Prizren

Një grua është goditur për vdekje nga vetura në rrugën “Brigada 125” në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:26.

Policia njofton se lidhur me rastin ka arrestuar të dyshuarin i cili kishte shkaktuar aksidentin nga pakujdesia.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet”.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, e cila pasi dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ka ndërruar jetë. Vdekje e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com