Një person ka vdekur pasi është goditur nga vetura të hënën mbrëma në autostradën Suharekë-Prizren.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet”.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Një aksident tjetër me fatalitet ka ndodhur të hënën në Ferizaj, ku ka humbur jetën një 36-vjeçare, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar.
Të lënduar kanë mbetur shoferi i automjetit me inicialet A.G i moshës 18-vjeçare dhe një pasagjer tjetër me inicialet L.G i moshës 20-vjeçare./Insajderi.com