Gjatë arrestimeve të fundjavës nga policia me urdhër të prokurorisë, janë vënë në pranga edhe tre oficerë policie.

Sipas kreut të Policisë s" />

Goditja e grupeve kriminale, kush janë 3 policët që ndihmuan ‘’kokat’’ e bandave

Goditja e grupeve kriminale, kush janë 3 policët që ndihmuan ‘’kokat’’ e bandave

Gjatë arrestimeve të fundjavës nga policia me urdhër të prokurorisë, janë vënë në pranga edhe tre oficerë policie.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, oficerët e policisë janë të prangosur si pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale.

Emrat e oficerëve të arrestuar:

Ardit Gjyriqi, nga Tirana; me detyrë Shef i Turnit në vendkalimin Morinë

Jasin Abdul, nga Saranda;me detyrë Policia Kufitare Sarandë

Bledar Koçi, nga Lushnja.me detyre Drejtoria e Policisë Fier;

Këta persona në mënyra të ndryshme kanë favorizuar aktivitetin kriminal të katër grupeve që janë goditur.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale.