Profesori Universitar, Adrian Gola, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i këtij subjekti, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Kurti ka thënë se Gola nuk është nga ata profesorë të cilët mjaftohen vetëm më rehatinë e kolltukëve, por çdo herë ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar.
Tutje, kreu i LVV është shprehur se angazhimi i tij publik si kritik social, e ka bërë të pashmangshme përafrimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje./Insajderi.com