Google në Francë është gjobitur me 91 milionë euro pasi shkeli rregullat e vendit për gjurmimin e përdoruesve përmes reklamave të internetit të njohura si “cookies”.
Kjo ishte gjoba më e lartë e shqiptuar ndonjëherë nga mbikëqyrësi francez i privatësisë së të dhënave CNIL, transmeton Insajderi.
Ndërkohë, gjiganti amerikan i shitjes me pakicë Amazon u gjobit me 35 milionë euro për thyerjen e të njëjtit rregull.
CNIL tha se faqet francese të internetit të Google dhe Amazon nuk kishin kërkuar miratimin e përdoruesve përpara se të vendosnin “cookies” në kompjuterët e tyre.
Ai u ka dhënë gjigantëve të teknologjisë tre muaj afat për t’i ndryshuar informatat e paraqitura në faqet e tyre të internetit. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, ata do të gjobiten me 100 mijë euro të tjera derisa të bëhen ndryshimet.
Amazon tha se nuk ishte dakord me vendimin CNIL, pasi sipas saj, ata veprojnë në përputhje me ligjet në fuqi./Insajderi.com