Google heq 22 aplikacione nga Play Store

Google heq 22 aplikacione nga Play Store

Gjiganti i kërkimit hoqi aplikacionet pasi studiuesi i sigurisë, Sophos, gjeti se këto aplikacione po përdoren për mashtrime nga hakerat.

Lista përfshin disa nga aplikacionet popullore si Sparkle Flashlight, me më shumë se 1 milion shkarkime.

“Nga perspektiva e përdoruesit, këto aplikacione shpenzojnë baterinë e telefonit dhe mund të shkaktojnë mbingarkesa të të dhënave kur aplikacionet vazhdimisht funksionon dhe komunikon me serverët në sfond”, paralajmëroi raporti i Sophos.

“Për më tepër, pajisjet kontrollohen plotësisht nga serveri C2 dhe mund të instalojnë potencialisht ndonjë modul  të keq pa udhëzimet e serverit “, theksohej tutje në raport.

Lista e 22 aplikacioneve:

Sparkle FlashLight

Snake Attack

Math Solver

Tak A trip

Magnifeye

Join Up

Zombie Killer

Space Rocket

Neon Pong

Just Flashlight

Table Soccer

Cliff Diver

Box Stack

Jelly Slice

AK Blackjack

Color Tiles

Animal Match

Roulette Mania

HexaFall

HexaBlocks

ShapeSorter

PairZap.