Goranët pro formimit të Qeverisë Kurti 2

Goranët pro formimit të Qeverisë Kurti 2

Lideri i Partisë së Goranëve të Kosovës, Adem Hoxha, është shprehur pro formimit të Qeverisë me në krye Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë Hoxha e dha pas takimit të mbajtur sot me vetë Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi Hoxha tha se komuniteti të cilin e përfaqëson përballet me shumë sfida.

Gjithë këto sfida ai i paraqiti në takim Kurtin dhe Osmanin, takim të cilin ai e quajti të frytshëm. /Insajderi.com