Gorani: “Non-Papers” tregojnë që i jemi afruar fundit të dialogut Kosovë-Serbi

Gorani: “Non-Papers” tregojnë që i jemi afruar fundit të dialogut Kosovë-Serbi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Dukagjin Goran, ka komentuar publikimin e dy dokumenteve jozyrtare diplomatike të cilat kanë të bëjnë me zgjidhjen përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Gorani tha se me anë të këtyre dy dokumenteve po bëhet e ditur se bisedimet po marrin një epilog.

“Këtu shihet qartë shpejtësia me të cilën diplomacia ndërkombëtare e angazhuar në Kosovë, e ka ndërmend për ta përfunduar këtë proces. Mendoj që shpejtësia e veprimit edhe tendenca përmbyllëse janë dy kontekste të cilat duhet t’i nxjerrim nga diskutimet e këtyre ditëve”, ka thënë ai në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës.

“Shpejtë ka filluar edhe është duke na u thënë se kësaj radhe bëhet fjalë për përmbyllje. Pra nuk bëhet fjalë për rifillim. Nuk bëhet fjalë as për vazhdim. Bëhet fjalë për gjetjen e përmbylljes”.

Sipas tij, pikërisht “Non Paper-s” të publikuara gjatë ditëve të fundit tregojnë se “I jemi afruar fundit të lojës”. /Insajderi.com