Sociologu kosovar, Dukagjin Gorani, njofton se pajtohet me vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qëndrimin në seancë kur votohet Vjosa Osmani për presidente, transmeton Insajderi.
Në emisionin ‘Rubikon’ në Klan Kosova, Gorani ka theksuar se një hap i tillë i jep fund agonisë politike në vend.
“Unë pajtohem me atë që e ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës sot, pajtohem me faktin se vendimi i tillë në një mënyrë i jep fund agonisë”, ka deklaruar ai.
“Duhet të kemi institucione funksionale që të mund t’i kthehemi vlerësimit përmes veprave dhe efikasitetit – e jo që të gjitha këto me u bë përmes një gare të pafund të procedurave. As qeveria dhe as presidenca nuk janë institucione që duhet të gjykohen përmes këndit procedural dhe për fat të keq ka 4-5 vjet që bëhet kështu”.
“Me vendimin e sotëm të LDK-së i hapet udhë diçkaje që është dashur të jetë përqendrim i gjithë shoqërisë – sa janë këto institucione në gjendje ta përmirësojnë mirëqenien e shoqërisë”, shtoi Gorani. /Insajderi.com