Grabitet një bankë në Prishtinë nga persona të armatosur

Grabitet një bankë në Prishtinë nga persona të armatosur

Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahameti.

Sipas sak, i dyshuari ka qenë i armatosur si dhe ka grabitur një vlerë të caktuar parash duke ikur nga vendi i ngjarjes.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Tutje zëdhënësja  e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit./Insajderi.com